Thërrasim të gjithë individët e interesuar shqip-folës t'iu bashkangjiten projektit duke kontribuar në përkthimin e materialeve anarkiste, anti-autoritare, anti-kapitaliste, radikale, politike, ekonomike, kulturore, etj, me ç'rast do të kontribuonin edhe në krijimin dhe ekzistimin për herë të parë të bibliotekës/arkivit online në gjuhën shqipe.

Aftësitë e nevojshme

· Përkthimi nga gjuhë të ndryshme në shqip

· Lektorues të rrjedhshëm në shqip

Pse arkivë online?

Popullata shqip folëse në Ballkan ka qenë historikisht e anashkaluar nga rrymat politike radikale anti-autoritare. Meqë nuk ka përkthime të dokumentuara në shqip të literaturës së lartpërmendur apo të ndonjë lloji të ngjashëm, literatura anti-autoritare e ka prekur vetëm një masë të izoluar të individëve poliglotë. Kjo iniciativë do te shërbeje si një platformë e cila për herë të parë në shqip, të mblidhen në një vend koleksione të teksteve, eseve, librave të ndryshëm nga literatura anarkiste,anti-autoritare, anti-kapitaliste, radikale klasike deri tek ajo bashkëkohore. I gjithë materiali i përkthyer do të jetë në dispozicion online, pa pagesë dhe publik për të gjithë.

Kush dhe si

Ideja fillestare erdhi gjatë një takimi në Panairin Anarkist të Librit, mbajtur në Janinë, Greqi, në fund të qershorit 2016. Duke marrë parasysh mungesën e plotë të literaturës radikale anti-autoritare në gjuhën shqipe, e pamë të domosdoshme ta ndërmarrim këtë inciativë dhe të formojmë një kolektiv që do ta merrte përgjegjësinë e koordinimit dhe përkthimit të literaturës së lartpërmendur në gjuhën shqipe.

Meqë njerëzit e përfshirë në projekt vijnë nga qytete të ndryshme nga i gjithë Ballkani dhe Evropa (deri tani), pjesa më e madhe e komunikimit dhe koordinimit bëhet online. Të gjitha detyrat ndërmerren vullnetarisht dhe me inciativa individuale.


Si t’iu bashkoheni kolektivit

Nëse doni të jeni pjesë e kolektivit, ju lusim të kontaktoni: blogu_anarkist@lists.riseup.net

Ju lusim të përmendni vendin ku jetoni, emrin(ose pseudonimin), kontaktin tuaj dhe aftësitë gjuhësore që zotëroni.


Inicitiva për literaturë anarkiste në shqip

Tekstet e fundit

Loading...